Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojdova, ka folur për ndeshjen dhe të ardhmen e Kosovës në një deklaratë për Super Sport Kosova.
“Ka qenë më lehtë të luajmë me pese mbrojtës, nuk ka qenë pozita ime dhe kisha probleme. Sot e kisha më të lehtë me tre mbrojtës”.
“Dua të luajë si mbrojtës i majtë, mirëpo në pozitën e sotshme nuk e kisha të vështirë. Dua të luajë më shumë përpara dhe nuk e kishim topin shumë sot”.
“Është më lehtë të luash me tre mbrojtës dhe më pëlqen më shumë sesa me katër mbrojtës”.
“Objektimi është i njëjtë, kur jemi në një garë të tillë dëshirojmë vetëm të fitojmë. E kemi ditur nga fillimi se është e vështirë. Duhet të përfundojmë në mënyrën më të mirë”.
“Do mungojmë të luajmë sa më mirë në shtëpi ndaj Spanjës dhe të udhëtojmë për ndeshjet e tjera”.
“Gjithmonë duhet të besojmë, kemi treguar edhe sot se mund të lëmë shpirtin në fushë dhe kemi pasur probleme me Spanjën se si nuk na ka pranuar. Sa të jemi gjallë do të japim zemrën në fushë, angazhimi jonë është 100% në fushë”, ka përfunduar mbrojtësi i Torinos.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...