Mbrojtësi anësor i Kosovës, Mërgim Vojvoda, i është gëzuar golit të shënuar nga Milot Rashica në ndeshjen kundër Kolnit. Ai e shpërndau një video të atij goli në llogarinë e tij në Instagram, për ta shprehur përkrahjen për bashkëkombësin e vet.
Kosovari Milot Rashica ishte njëri ndër tre futbollistët që kontribuuan me nga një gol në pjesën e parë të ndeshjes mes Werder Bremenit dhe Kolnit, që po zhvillohet në ditën finale të këtij sezoni të Bundesligës, transmeton Gazeta Express.
Në minutën e 27-të të ndeshjes, Rashica dribloi mbrojtësit e klubit kundërshtar dhe arriti ta shënojë një gol të bukur, duke i dhënë kështu fund ecurisë prej 17 ndeshjeve të ligës pa shënuar gol.
Këtij goli iu gëzua bashkëlojtari i Rashicës në ekipin kombëtar të Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili e publikoi një video nga shtëpia e tij.
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë