Ylli i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka folur para tri ndeshjeve të shtatorit.
Kosova zhvilloi stërvitjen e parë para ndeshjes ndaj Gjeorgjisë, derisa vërehej atmosferë e shkëlqyer.
Vojvoda për FFK-në, tha se shpreson që të arrijnë fitore, por e di që nuk do jenë të lehta.
“Shpresoj që do bëjmë rezultate të mira, kemi me u munduar të hyjmë për fitore, por duhet me marrë parasysh se nuk do jenë ndeshje të lehta”.
“Nuk duhet me menduar që kemi me pas lehtë, shembull kundër Spanjës, sepse Spanja nuk është skuadër e lehtë si Greqia. Nuk duhet me marrë me mendje që do jetë e lehtë, duhet të mendojmë se ka me qenë ndeshje e vështirë si Gjeorgjia, tre lojërat janë të vështira. Synimi është me marrë pikë, e kemi një të mirë që do luajmë dy lojë në shtëpi dhe kemi pak tifozë me vete, kështu që ishalla ka me ndryshu najsen dhe mentalitetin pozitiv”, theksoi ai për faqen zyrtare të FFK-së.
Ndërkohë, me 2 shtator Kosova përballet me Gjeorgjinë./arbresh.info/
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...