Vojvoda debuton në Serie A

22:01 | 19 Shtator 2020
A. B.

Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Mërgim Vojvoda ka debutuar sonte në Serie A në humbjen që Torino e pësoi nga Fiorentina e pësoi sonte

Torino ka filluar keq këtë edicion në Serie A pasi që ka humbur në udhëtim kundër Fiorentinas në Artemio Franki të Firencës.

Ndeshja ishte shumicën e kohës e barabartë, megjithatë Fiorentina ishte për një nuancë më e mirë dhe arriti të fitoi me golin që e shënoi Castrovilli në minutën e 78-të.

Vojvoda hyri në ndeshje në minutën e 88-të në vend të Amando Izzos, për të debutuar gjashtë minuta në Serie A me fanellën e Torinos. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme