Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda është deklaruar pas barazimit 0 – 0 ndaj Greqisë.
Mbrojtësi zhvilloi ndeshje të mirë, edhe pse “Dardanët” ishin të pafat para golit, shkruan portali arbresh.info.
Pas ndeshjes, Vojvoda tha se i befasuan të gjithë, derisa gjëja kryesore ishte t’ia dinin vlerën fanellës së Kosovës.
““Më duket se kemi bërë befasi për të gjithë. Befasuam edhe Greqinë me 3-5-2. Kjo solli rezultatin, por kishte edhe dëshirë të madhe. Siç kam thënë, do të japim maksimumin dhe kemi bërë 100%. Nuk ishte lehtë pasi gjysma e ekipit mungonte. Kryesorja ishte t’ia dinim vlerën fanellën e Kosovës. Këtë treguam në fushë dhe jam i lumtur”.
“E pamë se nuk i lamë shumë raste Greqisë. Ajo penallti nuk ishte penallti por nuk kishte VAR. Patëm dy raste, duhej të ishim më egoistë dhe të gjuanim. Ajo na dha forcë pasi na tregoi se edhe ne mund të shënojmë dhe në pjesën e dytë ishim më mirë”, u shpreh Vojvoda për Supersport.
Dy ndeshjet e radhës për Kosovën janë ndaj Sllovenisë dhe Moldavisë./arbresh.info.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...