Mohamed Salah nuk është më i miri në Premierligë me formën në fushë.
Ylli egjiptian është një njeri fantastik edhe në jetën e përditshme pasi ka bërë një gjest të mrekullueshëm ndaj një vogëlushi.
Mohamed Abdel Karim ishte emri i një djali që u pa në një emision televiziv me një bluzë të shkruar emrin dhe numrin e Salah në anën e prapme , në pamundësi për të blerë një fanellë të tij.
Me të parë këtë emision, Salah kontaktoi gazetaren May Helmy për të vënë në kontakt me Mohamedin e varfër.
Mediat egjiptiane shkruajnë se Salah ia ka siguruar jetën djaloshit të varfër duke i paguar shkollimin për tërë jetën, duke i paguar banimin ndërsa më e pakta që bëri sigurisht që ishte edhe dhurimi i fanellës origjinale të tij.
Kujtojmë se Salah është i njohur për aksionet e tij humanitare.
Ai ka ndërtuar një spital gjigant në Basioun që ka kushtuar 4.5 milionë euro.
Po ashtu, ka ndërtuar dy shkolla në Egjipt, një bazë industriale në Kairo, ka dhënë dhjetëra donacione në tragjedi të ndryshme në vendlindjen e tij.
Për këtë në Egjipt emrin e Mohamed Salah e mbajnë rrugë, shkolla, qendra kulturore sportive në nderim të tij.
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...