Sot është zhvilluar ndeshja e fundit e javës së 20-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Vllaznisë dhe Drenicës, e cila u mbyll pa fitues dhe pa gola (0:0).
Kjo ndeshje ishte paraparë të luhej të hënën, por u shty për një ditë për shkak të reshjeve të borës.
Drenica pati mundësi më të shumta shënimi, por nuk arriti të konkretizojë asnjërin prej rasteve të krijuara, derisa rastet e veta i shpërdoruan edhe futbollistët e Vllaznisë.
Pas këtij barazimi Drenica mbetet në pozitën e 8-të, me 30 pikë, derisa Vllaznia në pozitën e fundit me 9 pikë./arbresh.info/
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...