Google ADS

Vlerësimet e lojtarëve në përballjen Liverpool – City

16:27 | 1 Prill 2023
Orgesa Haziri

Manchester City mori një fitore të rëndësishme në luftën për titull, pasi arriti ta mposht Liverpoolin.

Shpresat e “The Reds” për kualifikuar në Champions League morën një goditje të madhe pas humbjes me rezultat 4:1.

Reds kryesuan për një kohë të shkurtër në pjesën e parë falë përfundimit klinik të Mohamed Salah , por City barazoi me Julian Alvarez.

Kevin De Bruyne shënoi brenda një minutë pas rifillimit, dhe Ilkay Gundogan shtoi një tjetër disa minuta më vonë.

Jack Grealish e vulosi rezultatin për 4:1.

Lojtari me paraqitjen më të dobët ishte Trent Alexander Arnold që u vlerësua me notën 5.7, kurse te City Stones kishte vetëm notën 6.6.

Lojtari i ndeshjes ishte Kevin de Bruyne, i cili e shënoi golin e dytë të skuadrës së Pep Guardiolas.

City mbetet në vendin e dytë pavarësisht fitores, derisa Liverpool është në vendin e gjashtë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme