Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, vazhdojnë ndarjen e çmimit ‘Ylli i Javës’. Ky çmim për javën e 31-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Dukagjini, Vladyslav Khomutov.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Vllaznim Visoka, Murat Zejnullahu dhe Bastri Jashari. Komisioni vlerësoi se futbollisti ukrainas përveç golit të realizuar në barazimin 1:1 kundër Ballkanit, pati paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë ndeshjes.
Çmimin ‘Ylli i Javës’ për futbollistin e KF Dukagjini, Vladyslav Khomutov e ndau Valjeta Krasniqi, organizatore e eventeve në Albi Mall.
Pasi mori këtë çmim për herë të parë Khomutov u shpreh tejet i lumtur dhe falënderues për bashkëlojtarët, teksa pati falënderime edhe për të gjithë njerëzit në Kosovë për mbështetjen që po i japin vendlindjes së tij.
“Jam shumë i lumtur për çmimin. Një falënderim i madh shkon për të gjithë bashkëlojtarët e mi sepse pa ta ky trofe do të ishte i pamundur. Falënderoj po ashtu të gjithë shtabin dhe të gjithë njerëzit e klubit. Në ndeshjen e fundit kishte një numër të madh të tifozëve të cilët na përkrahen. Shfrytëzoj rastin që të falënderoj të gjithë njerëzit në Kosovë, të cilët përkrahin vendin tim Ukrainën, e cila po kalon në periudhë të vështirë si pasojë e agresionit të Rusisë. E falënderoj edhe familjen time për mbështetjen që ma bëjnë nga Ukraina për çdo javë në çdo ndeshje. I kemi shumë të rëndësishme 5 ndeshjet e fundit dhe do të luftojmë deri në fund që ta jetësojmë ëndrrën e KF Dukagjinit dhe të qytetit të Klinës për Evropë. Besoj që ne do të jemi njëra nga 4 ekipet, të cilat do të garojnë në Evropë këtë edicion”, ka theksuar Vlad Khomutov për faqen zyrtare të FFK-së.
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës