Kosova është mposhtur në udhëtim nga Greqia në kuadër të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” u mposhtën 2:0 ndaj Greqisë në Volos, duke humbur edhe matematikisht gjasat për vendin e parë.
Pas ndeshjes, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Pavarësisht disa mungesave të rëndësishme, sfiduam deri në minutin e fundit. Veçanërisht në minutat e fundit kur barazimi dukej më afër se sa humbja. Lojtarët dhanë gjithça çka patën, dhe kjo për tifozët është më e rëndësishmja. Le të fillojmë përgatitjet që tash për ndeshjen e ardhshme, për fitoren e radhës”, shkroi Kurti në profilin e tij në Instagram./express/
“Mos u përziej hiç”, debat i ashpër mes Arionit dhe Mevlanit...
Vengu në Francë, takon homologun Lecornu: Diskutime rreth pr...
Netanyahu e shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Gallant
Izmir Zeqiri me shaka: Njihem si Obama i Kosovës
Protesta në Novi Sad: Kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë e ...
Kurti: Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, kërkoj...