Google ADS

Vjen reagimi i FFK-së: Çdo abuzim me biletat, do të paraqitet tek organet e rendit

15:59 | 8 Shtator 2023
KRG

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar pas shitjes së biletave  te ndeshjes Kosovë- Zvicër në tregun e zi me çmime marramendëse ku një biletë shkon deri në 450 euro.

FFK me anë të një njoftimi ka njoftuar të gjithë se biletat janë të personalizuara dhe nuk mund të transferohet te një person tjetër, shkruan arbresh.info.

” Në secilën hyrje të stadiumit funksionon sistemi digjital dhe do të bëhet kontrolli i poseduesve të biletave të personalizuara.  Çdo abuzim me biletat do të paraqitet tek organet e rendit, me të cilat jemi duke bashkëpunuar ngushtë në parandalimin e keqpërdorimit të biletave për ndeshje”- thuhet në njoftimin e FFK-së.

Lexo edhe:

Dalin në tregun e zi biletat për ndeshjen Kosovë-Zvicër, çmime marramendëse për vetëm një biletë

Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës është duke u cilësuar si “ndeshje vëllazërore”, ndërsa interesimi  i tifozëve për të qenë prezent në stadium është i jashtëzakonshëm. /arbresh.info/

Të ngjashme