Në eventin UFC-229, Khabib Nurmagomedov e mbajti fjalën, duke realizuar atë që kishte premtuar, ta mposhte Conor McGregor dhe të mbronte titullin kampion.
Por ngjarjet kaluan përtej pritshmërisë dhe incidenti që ndodhi pas duelit, me rusin që kërceu jashtë kafazit, duke nisur një sherr masiv ishte pjesa tjetër e medaljes, ajo e shëmtuara.
Khabib pranoi fajin dhe kërkoi falje, madje duke thënë: “E di që babai im do të më “vrasë” kur të shkoj në shtëpi për këtë gjest që kreva”. Dhe vërtet kështu ndodhi, transmeton telesport.
Khabib Nurmagomedov ka mbërritur sot në Dagestan, vendlindjen e tij, ku u prit si hero e mes njerëzve që e shoqëronin ishte edhe babai I tij, Abdulmanap Nurmagomedov, që e ka kritikuar kampionin e botës.
“Do ta ndëshkoj rëndë, më shumë se sa vetë UFC-ja. E kisha paralajmëruar. Për mua, disiplina është e para. Në kafaz mund të bësh çfarë të duash, jashtë tij duhet të jesh i edukuar, pasi ka civilë, fëmijë, gra”, tha babai i sportitit rus.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...