Ish-trajneri i Brescias, Gigi Cagni, ka thënë se zgjidhja ndaj incidenteve raciste nëpër stadiume do të ishte burgosja e tifozëve që i bëjnë ato thirrje dhe pezullimi i tij i përjetshëm nga ndeshjet në stadiume.
Brescia është ende e ndikuar nga incidenti që ndodhi në ndeshjen kundër Hellas Veronas, kur Mario Balotelli reagoi ashpër ndaj thirrjeve raciste drejt tij nga tifozët në tribunat e Bentegodit, transmeton Gazeta Express.
Raste të ngjashme me thirrje raciste kanë ndodhur edhe në garat e tjera në Evropë dhe ish-trajneri Cagni beson se zgjidhja është mjaft e thjeshtë.
“Është e thjeshtë, gjejini ata që bëjnë thirrje apo zhurma raciste, dërgojini në burg dhe pezullojini nga stadiumet. Këtë gjë duhet ta bëjnë organet e drejtësisë”, ka thënë Cagni, në një intervistë të dhënë për TMW Radio.
UEFA mori më së shumti kritika për vendimin për ta ndëshkuar Federatën e Futbollit të Bullgarisë me vetëm 75 mijë euro gjobë dhe dy ndeshje pa tifozë për sjelljen raciste të tifozëve të saj gjatë disfatës me rezultat 6:0 kundër Anglisë.
Romelu Lukaku është njëri ndër shumë futbollistët që kanë deklaruar se UEFA nuk po bën mjaftueshëm në luftën kundër racizmit, përderisa skuadra në dy ligat holandeze vendosën të mos luajnë në minutën e parë të ndeshjeve në fundjavë në shenjë proteste ndaj këtyre incidenteve.
Për momentin, Komiteti Disiplinor i UEFA-s përbëhet nga dhjetë burra të bardhë dhe presidenti i këtij organi Aleksander Ceferini thotë se së shpejti do të shtohen gra dhe persona të tjerë me ngjyrë, kur UEFA ta mbajë takimin e radhës të Komitetit në mars.
“Gjithçka është gati, në mënyrë që ne të sjellim anëtarë shtesë në Komitetin Disiplinor sepse tani numri i anëtarëve është i fiksuar”, ka thënë Ceferin, në një intervistë të dhënë për The Mirror.
“Ne tashmë i kemi disa propozime. Por, është shumë herët të flasim publikisht për këtë. Gjithçka do të ndodhë në mars. Statutet do të ndryshohen dhe pastaj, një javë më vonë, ne mund ta realizojmë këtë”.
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...