Çështja e zhvillimit të lojrave Olimpike të Tokios në vitin 2021 po kthehet tashmë në një debat.
Kryeministri i Japonisë ka deklaruar se ato mund të shtyhen sërish nëse nuk normalizohet situata e shkaktuar nga koronavirusi.
Në një intervistë për BBC Sport, Presidenti i komitetit të Lojërave Olimpike, Tomas Bach shprehet se lojrat në Tokio do të anulohen përfundimisht nëse vendi nuk është i gatshëm që t’i zhvillojë ato në 2021.
Ai shprehet se vera e ardhshme është dhe mundësia e fundit që Japonia do të ketë për zhvillimin e Lojrave Olimpike.
“Në njëfarë mënyre unë e kuptoj pozicionin e Japonisë. Por nuk mund të punësosh 3 mijë ose 5 mijë persona për organizimin e lojrave” – shprehet ai për BBC Sport.
Bach shprehet se riorganizimi i Lojrave Olimpike është një detyrë shumë e madhe dhe kërkon një angazhim të jashtëzakonshëm.
Zhvillimi i tyre me dyer të mbyllura nuk është një opsion për Bach.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...