Google ADS

Vjen ose jo te Shqipëria, Inzaghi zbulon gjithçka

21:34 | 9 Korrik 2017
Arbresh.info

Filipo Inzagi ka qenë për disa javë ëndrra e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Numri 1 i FSHF-së shpresonte që “SuperPipo” të merrte drejtimin e kuqezinjve pas largimit të De Biazit. Por pas një periudhë te gjatë heshtjeje, duket se kreu i futbollit shqiptar u kthye “me këmbë në tokë”, pasi me sa duket Inzagi nuk e ka marrë në konsideratë asnjëherë seriozisht këtë ofertë që i vinte nga vendi ynë.

Në një intervistë për mediat italiane, sot Inzagi ka folur për pritshmërinë e sezonit të ri me skuadrën e Venecias të cilën do ta drejtojë në Serinë B. Ai është ndalur edhe te oferta e Shqipërisë, duke lënë të kuptohet se nuk është tunduar nga ajo që i kishte vënë përpara në tavolinë Duka.

“Një vit më parë kam firmosur një kontratë dyvjeçare me Venecian. Unë i kam respektuar gjithmonë kontratat dhe dua që të përfundoj gjithmonë objektivat që i kam caktuar vetes”, tha ai.Me pak fjalë, “SuperPipo” e kishte ndarë mendjen që do të vazhdonte këtë sezon te Venecia, pavarësisht sinjaleve të dashurisë nga Shqipëria, një ide e cila për palën shqiptare do të mbetet thjesht “ëndrra e një nate vere”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme