Vedat Muriqi ka filluar si është më së miri kampionatin të ligës elitare të shtetit turk.
Reprezentuesi i Kosovës në dy ndeshjet e para të edicionit të ri ka realizuar dy gola mjaft të bukur në fanellën e Fenerbahçes.
Këto dy gola si dhe ato gjatë fazës para përgatitore duket se kanë rënë në sy të klubeve të ndryshme botërore.
Sipas portalit Fotomac, një klub i Arabisë Saudite ka ofruar hiq më pak se 12 milionë euro për “kanarinat e verdha”.
Megjithatë këtë ofertë klubi stambollas e ka refuzuar pasi që nuk dëshirojnë të humbin shërbimet e 25-vjeçarit, i cili u transferua gjatë verës për katër milionë euro nga Rizespori, ku sezonin e kaluar 17 gola dhe ka pasur tetë asistime.
Ndryshe, shtatgjatin prizrenas do ta shohim edhe gjatë fundjavës në derbin e xhiros së tretë kundër Trabzonsporit.
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...