Vjen largimi i radhës, Përparim Islami përshëndetet me Gjilanin

15:14 | 2 Gusht 2023
KRG

SC Gjilani është duke pasur largime të lojtarëve.

Përparim Islami tanimë e ka konfirmuar largimin e tij nga skuadra e Gjilanit, shkruan arbresh.info.

Mbrojtësi i djathtë,  me anë të një postimi në facebook, ka bërë të ditur se ai më nuk do ta vesh fanellën e “Skifterave”.

Dje janë konfirmuar dy largime, Mevlan Zeka dhe Arbër Prekazi.

“Të nderuar, deshta të ju njoftoj se nga sot nuk jam më pjes e SC GJILANI .Falenderoj shum stafin të cilët punuam sbashku gjatë kësaj periudhe 1 vit sa isha pjes e Sc Gjilanit sepse kishum shum probleme , nje falenderim shkon për gjithë bashklojtarët e skuadres, e falenderim kan te gjithe tifozat SKIFTERAT të cilët na kan qendruar gjithmon afër dhe na kan përkrah” ka shrkuar Islami. /arbresh.info/

Të ngjashme