Trajneri italian, Claudio Ranieri, do të largohet në fund të sezonit nga Nantes, njoftoi pronari i klubit Waldemar Kita.
Ky i fundit foli për mediat franceze gjatë një ngjarjeje sponsorizimi në qytetin e Nices.
“Ne nuk mund të fshehim asgjë. Ne patëm një takim me sponsorët, Ranieri i falënderoi të gjithë. Gjithashtu edhe ne e falënderuam për të gjithë punën që ka bërë. Nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, ka keqardhje, por kjo është jeta dhe nuk ka zemërim”, tha Kita.
Raporti midis trajnerit dhe presidentit kanë qenë kohët e fundit gjithnjë të tensionuara, ku Kita ka kritikuar publikisht përzgjedhjen e lojtarëve startues të Ranierit.
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s