Google ADS

Vjen edhe largimi i katërt te Milani

14:43 | 24 Janar 2020
Arbresh.info

Ashtu edhe siç u raportua, Milan ka filluar revolucionin në ekip.

Klubi rosoner pritet që të zyrtarizojë edhe largimin e katërt nga skuadra për këtë merkato.

Pas Reinas, Bornit dhe Caldaras, nga kuqezinjtë largohet edhe Ricardo Rodriguez. Sipas lajmeve të fundit, Federata turke ka aprovuar kalimin e zviceranit tek Fenerbache.

Këta të fundit kanë mbyllur gjithçka sa i përket marrëveshjes me lojtarin ditë më parë. Formula e transferimit do të jetë huazim me detyrim blerje për 5 milionë euro. Rodriguez pritet të prezantohet si lojtari i ri i Fenerbahce nesër gjatë ditës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme