Një verë e “nxehtë” e pret edhe Milanin këtë afat kalimtar të transferimeve.
Ardhja e pronarëve të rinj, ka bërë që kuqezinjtë të kenë fonde të mjaftueshme për afrimin e lojtarëve të mëdhenj.
E njëri ndër emrat më të përfolur, mbetet sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre Emerick Aubameyang.
Mediet në Itali raportojnë për një takim mes zyrtarëve të Milanit dhe përfaqësueseve të lojtarit.
Milan është i gatshëm t’i ofrojë deri në 80 milionë euro për 27 vjeçarin nga Gaboni, të cilit do t’i ofrojë kontratë pesë vjeçare, me tetë milionë euro në sezon.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë