Vizitë e përfaqësuesve të FIBA-s në Kosovë para Evropianit

18:24 | 4 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Dy përfaqësueset e FIBA-s, Zane Jurjane dhe Vasiliki Kalaitzaki, kanë vizituar Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe Prizrenin para Evropianit të Divizionit C.

Jurjane dhe Kalaitzaki janë pritur nga kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe më pas kanë vizituar Prizrenin, aty ku pritet të mbahet Evropiani i Divizionit C për meshkuj U-16.

Ato kanë parë nga afër palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, derisa gjithashtu janë interesuar edhe për akomodimin, transmetimin, dhe gjithë organizimin e kësaj gare.

Në Evropianin e Divizionit C të garojnë tetë shtete që janë ndarë në dy grupe. Kosova do të jetë në grup me Shqipërinë, San Marinon dhe Maltën, kurse në Grupin tjetër janë Andorra, Gjibraltari, Moldavia dhe Armenia. Kampionati zhvillohet 12 deri më 17 korrik.

FBK ka përvojë në organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare dhe për këtë ka marrë edhe lëvdata nga FIBA.

Më herët në Kosovë është organizuar Evropiani i Divizionit C për meshkujt U-18, Divizioni B për femra U-20 dhe Challenger i meshkujve 16.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme