Barcelona e ka regjistruar me sukses blerjen e tyre të re Vitor Roque në La Liga, para ndeshjes së tyre sot (e enjte) ndaj Las Palmas.
Ylli brazilian i cili mbërriti në Barcelonë në fund të dhjetorit, ishte pjesë e listës së lojtarëve të ftuar nga Xavi për duelin ndaj Las Palmas, ani pse ai nuk ishte regjistruar në La Liga.
Roque madje kishte filluar të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit pas transferimit nga Athletico Paranaense.
Por të mërkurën, gjiganti katalan kishte konfirmuar se lojtari ishte regjistruar dhe tashmë ka lejen për të bërë debutimin për kampionin në fuqi të La Ligas në duelin ndaj Las Palmas në “Gran Canaria”.
Me të mbërritur në klub, 18-vjeçari mori fanellën me numër 19, një numër që legjenda e klubit Lionel Messi e kishte përdor gjatë fillimeve të tij të karrierës. Argjentinasi më pas e mori numrin ikonik 10, pasi Ronaldinho u largua nga klubi.
Të besuarit e Xavit, të cilët tashmë gjenden 10 pikë mbrapa Real Madridit dhe Gironas, nuk mund ta përballojnë dot një dështim tjetër në rast se duan të vazhdojnë garën për titull këtë sezon.
Pas duelit me Las Palmas, blaugranasit do të kenë punë me ekipin e Barbastors në kuadër të Kupës së Mbretit./Telegrafi/
Parashikimi i motit për këtë të dielë
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...