Vitor Roque: Mezi pres të filloj, ka qenë gjithmonë një ëndërr si fëmijë

15:57 | 27 Dhjetor 2023
D.H

Barcelona njoftoi ardhjen e sulmuesit brazilian, i cili pritet të nënshkruaj një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2031, ku do të ketë edhe një klauzolë blerjeje prej 500 milionë euro.

Roque ka thënë fjalët e tij të para, duke njoftuar tifozët e Barcelonës me atë se çfarë duhet të presin nga ai, shkruan Arbresh.info.

“Ëndrra ime u bë realitet. Unë jam këtu për të mësuar nga ky grup dhe për të shënuar gola për Barcelonën”, ka thënë fillimisht 18-vjeçari.

Tutje ka theksuar se ai gjithmonë ka qenë ëndërr e tij që nga fëmijëria.

“Mezi pres të filloj. Ka qenë gjithmonë një ëndërr si fëmijë, jo vetëm e imja por edhe e familjes sime. Ata janë gjithashtu këtu duke përmbushur këtë ëndërr’, përfundoi Roque.

Barca ka transferuar lojtarin 18-vjeçar për shifrën 30 milionëve, teksa ka shënuar 12 gola në 25 paraqitje me Athletic Paranaense./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme