Mbrojtësi, Visar Musliu pas përfundimit të takimit me Austrinë, ka deklaruar se edhe përkundër disfatës së pësuar, Maqedonia e Veriut ka shanse për të kaluar grupin.
Maqedonasit pësuan humbje 3-1 në Grupin C, derisa debutuan kështu në Kampionatin Evropian.
Veliu beson se ata do të japin më të mirët në ndeshjet në vazhdim, duke tentuar që të kalojën edhe fazën e grupeve.
“Kemi ende shanse për ta kaluar grupin, duhet të rehabilitohemi sa më parë. Të jemi në formën fizike më të mirë dhe të analizojmë cilat janë anët e dobëta të Ukrainës. Me më tepër koncentrim do të mund të arrijmë rezultat më të mirë”, ka deklaruar ai pas ndeshjes.
Musliu deklaroi më tej se nëse Maqedonia e Veriut do t’i kishte shfrytëzuar mundësitë që i ka pasur në fillim, rezultati do të ishte ndryshe. /Telegrafi/
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh