Google ADS

Virgil van Dijk shpallet “Lojtari i Vitit” në Evropë

19:19 | 29 Gusht 2019
Arbresh Info

Në eventin e zhvilluar mbrëmjen e sotme (e enjte) në Monaco është mësuar edhe fituesi i “Lojtarit të Vitit”.

Pas shortit për fazën e grupeve në UEFA Ligë të Kampionëve, ishte radha për tu zbuluar lojtarja dhe lojtari më i mirë i vitit, shkruan portali arbresh.info.

“Lojtarja e Vitit” u zgjodh anglezja Lucy Bronze, e cila fatkeqësisht nuk ishte e pranishme në Francë.

Sa i përket çmimit kryesor, nga treshja e nominuar prej Virgil van Dijk, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, superylli i Liverpoolit u zgjodh “Lojtari i Vitit”.

Forma e tij ishte e jashtëzakonshme te gjiganti evropian duke siguruar trofeun e Ligës së Kampionëve dhe për këtë edhe u shpërblye./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme