Google ADS

Vinicus dhe Bellingham rrëmbejnë çmimet më të vlefshme të sezonit në Champions League

13:26 | 3 Qershor 2024
D.H

Real Madridi ka arritur të triumfoj për herë të 15-të në histori në kuadër të Champions League.

Në finale mbretërit triumfuan ndaj Dortmundit me rezultat 2-0, shkruan Arbresh.info.

Pas përfundimit të këtij kompeticioni, Vinicus Jr është zgjedhur lojtari më i mirë për sezonin 2023/24 të këtij Championsi.

Braziliani ka realizuar gjashtë gola dhe pesë asistime këtë sezon.

Po i njëjti ka shënuar edhe golin e dytë në finale që ishte vendimtar në triumfin e 15-të.

Pa çmim nuk ka mbetur as Jude Bellingham i cili është shpallur lojtari i ri më i mirë i sezonit.

20-vjeçari ka shënuar katër gola dhe dhuruar pesë asistime gjatë sezonit.

Një asistim e dhuroi edhe në finale./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme