Vinicius zgjidhet lojtari më i mirë i Champions League 2023-2024, Bellingham merr tjetër çmim

17:49 | 3 Qershor 2024
KRG

Sulmuesi i Real Madrid-it, Vinicius Junior është zgjedhur “Lojtari i Sezonit” në Champions League 2023-2024.

Shënuesi i gjashtë golave këtë vit në kompeticionin më të mirë të Evropës, sulmuesi brazilian ishte gjithashtu vendimtar në finale me golin e dytë të shënuar në fitoren 2-0 kundër Borussia Dortmund-it.

Vinicius pason kështu Rodri-n, i zgjedhur vitin e kaluar pasi shënoi në finalen mes Manchester City-t dhe Inter-it.

Jude Bellingham në vend të kësaj mori trofeun si lojtari më i mirë i ri i turneut dhe pason kështu Khvicha Kvaratskhelia-n të Napoli-t./Ss

Të ngjashme