Anësori i Real Madrid, Vinicius Junior, ka hedhur poshtë zërat që e lidhnin atë me një transferim te PSG gjatë afatit kalimtar të verës.
Gazeta spanjolle ‘AS’ në fillim të kësaj jave bëri të ditur se PSG dëshironte që Vinicius të përfshihej në marrëveshjen që do ta dërgonte Kylian Mbappen te Real Madrid.
Lojtari për të ardhmen e tij, ka folur pas ndeshjes së Kupës së Mbretit, ku Real Madrid u mposht 3:4 nga Real Sociedad.
“Nuk ka zgjidhje tjetër, unë dua të qëndroj në Madrid”, ka deklaruar Vinicius, përcjell lajmi.net.
Pavarëisht kësaj deklarate, PSG po vazhdon të jetë në ndjekje të 20 vjeçarit.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele