Vinicius Junior ka zbuluar se zgjodhi “projektin më të mirë” kur vendosi për transferim te Real Madridi para Barcelonës.
Sulmuesi brazilian u transferua në Madrid te gjiganti në La Liga në maj të vitit 2017 para se zyrtarisht të largohej nga Flamengo në korrik të vitit të kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Vinicius thotë se Barcelona i ka ofruar atij më shumë para, por vendimi i tij ishte i bazuar në atë se ku e ka ndier se do të ndihet më mirë.
“Babai im nuk më ka thënë asgjë deri para interesimit nga Barcelona dhe Real Madridi”, ka thënë ai për Cadena SER.
“Më pas ai vizitoi dy klubet dhe kontaktoi me ata”
“Barcelona donte të paguante më shumë, por ne donim projektin më të mirë dhe Marcelo dhe Casemiro folën me mua duke më ndihmuar për të vendosur”
Vinicius pësoi një lëndim në kyç të këmbës këtë muaj dhe do të jetë jashtë fushës deri në muajin maj./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...