Brazili është eliminuar nga Copa America pas ekzekutimit të penalltive në sfidën çerekfinale ndaj Uruguait.
Ndërkohë pas eliminimit me një postim në rrjetin social Instagram ka dal edhe Vinicius Jr, shkruan Arbresh.info.
Ai ka shkruar se ndihet në faj këtë herë pas këtij dështimi.
Ndërsa tutje ka shkruar se Brazili do të rikthehet në maje aty ku edhe e meriton
“Copa America ka përfunduar dhe tani është koha të reflektojmë dhe të dimë se si të përballemi me humbjen. Ndjenja e frustrimit më godet përsëri dhe përsëri në penallti.
Unë mora dy kartonë të verdhë dhe e shikova eliminimin nga larg përsëri, por këtë herë ishte faji im. Ju kërkoj falje për këtë.
E di se si ti dëgjojë kritikat, edhe ato më të rëndat, më besoni, unë jam rritur nga ato.
Udhëtimi im me kombëtaren, fatmirësisht, është vetëm fillimi. Së bashku me bashkëlojtarët e mi, unë do të kem mundësinë që ta vendosim kombëtaren tonë në vendin që meriton.
Ne do të rikthehemi në maje, ju dua dhe jemi të gjithë së bashku”, ka shkruar Vinicius Jr.
Kujtojmë se Vinicius ishte i suspenduar për këtë ndeshje pasi u ndëshkua me karton të verdhë në dy sfida të grupit./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...