Vinicius Junior u dëmtua gjatë ndeshjes Kolumbi-Brazil, të cilën e humbën brazilianët me rezultat 2-1 në kuadër të kampanjës kualifikuese për Kupës së Botës 2026.
Sulmuesi brazilian do të qëndrojë rreth 3 muaj jashtë fushave të blerta, një humbje e madhe kjo për Realin e Madridit.
Në kushte të tilla, “Los Blancos” po presin merkaton dimërore për të siguruar një përforcim në ofensivë.
I përzgjedhur i klubit spanjoll është Timo Werner, sulmuesi i Leipzigut dhe kombëtares së Gjermanisë.
Trajneri Carlo Ancelotti nuk e mohoi mundësinë e afrimit të një lojtari ofensiv në merkaton e janarit.
Werner pëlqehet shumë nga presidenca dhe trajneri italian, dhe te Reali po përgatitin një ofertë zyrtare për 27-vjeçarin./ss
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...