Vinicius Junior tallet keq me Fermin Lopezin në rrjetet sociale

15:19 | 22 Prill 2024
KRG

Vinicius Junior ka përdorur rrjetet sociale për të tallur Fermin Lopezin të Barcelonës pas fitores në El Clasico të së dielës.

Fermin e vuri Barcën në epërsi në pjesën e dytë dhe më pas imitoi festën e Jude Bellingham para tifozëve vendas.

Megjithatë, Los Blancos barazoi rezultatin në 2-2 me anë të Lucas Vazquez, kur kishin mbetur vetëm edhe 17 minuta nga koha e rregullt.

Jude Bellingham më pas shënoi golin e fitores në minutën e 90-të, për të fituar derbin me rezultat 3-2.

Anglezi do të bënte versionin e tij origjinal, për të kënaqur shumë ndjekësit e Real Madridit. Më pas, një fans u tall me Lopezin në rrjetet sociale.

Vinicius pa anën qesharake të kësaj teksa reagoi me një emoji duke qeshur ndaj pretendimeve se mesfushori 20-vjeçar i Barçës “mendonte se ishte Jude Bellingham”. /Telegrafi/

 

Të ngjashme