Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior është i vendosur për rikthim në aksion këtë muaj pas rikuperimit nga lëndimi në kyç të këmbës.
Sensacioni i talentuar brazilian shpërtheu në lot gjatë lëndimit në pjesën e parë të disfatës 4 me 1 ndaj Ajaxit muajin e kaluar në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Fillimisht ka pasur frikë se do të mungonte për gjithë sezonin, por Marca tani thotë se ai do të rikthehet këtë muaj ose në ndeshjen kundër Athletic Club ose Getafes në La Liga.
18-vjeçari ka bërë 28 paraqitje te skuadra e parë te Los Blancos qysh pas transferimit prej 45 milionë euro nga Flamengo duke shënuar katër gola.
Adoleshenti është ftuar për herë të parë nga Brazili në ndeshjet miqësore kundër Republikës Çeke dhe Panamas, por ishte detyruar të tërhiqet për shkak të lëndimit./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...