Dje ishte një mbrëmje që ia vlen të mbahet mend për Real Madridin, i cili shkatërroi Girona-n (4-0), e vendit të dytë në garën për titull të kampionit në La Liga.
Trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti mendon se të besuarit e tij, bën paraqitje perfekte.
Strategu italian është i bindur se Vinicius Junior, i cili shënoi dygolës në fitoren ndaj Girona-s, është lojtari më i mirë në botë.
Sipas Ancelottit, Reali ka lojtarët më të mirë në botë.
“Vini është lojtari më i mirë në botë”, tha Ancelotti.
“Jude Bellingham është i dyti. Rodrygo është i treti. Kroos është i katërti. Valverde është i pesti. Camavinga është i gjashti”, vazhdoi Ancelotti.
Ai në shaka ka folur edhe për yllin e PSG-së, Kylian Mbappe-n.
“Ju vazhdoni të më pyesni për një lojtar që luan për një ekip tjetër. Mund të them se ne kemi lojtarët më të mirë në botë”, ka theksuar tekniku italian./rtk
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez