Ylli i Real Madrid, Vinicius Junior ka akuzuar trajnerin, Daniele Orsato që nuk e ka shikuar VAR në përballjen e djeshme ndaj Manchester Cityt.
Dje Reali u mposhtë nga Manchester City në “Santiago Bernabeu” me rezultat minimal 1 – 2, transmeton portali arbresh.info.
Braziliani ka thënë se asnjëherë nuk është duke u parë VAR, ndërsa goli i Jesus ishte faull.
“Orsato kishte VAR, por nuk e shikoi. Të gjithë e dinë që ishte faull. Na prishin lojën gjithmonë. Në të gjitha ndeshjet”.
“Nuk është normale. Jesus shënoi golin që ishte faull. Jemi skuadra më e mirë, me më së shumti tituj, me më së shumti tituj të Ligës së Kampionëve, andaj gjithmonë do jetë kështu”, theksoi ai.
“Mbretërit” do zhvillojnë ndeshjen kthyese në “Etihad” me 17 mars./arbresh.info.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje