Trajneri i Kombëtares së Brazilit, Dorival Junior, beson fuqishëm se Vinicus Jr do të ta fitoj Topin artë për këtë sezon.
Braziliani ka pasur një sezon të shkëlqyer me skuadrën e Real Madridit, shkruan Arbresh.info.
Andaj, trajneri brazilian është vlerësuar se për këtë sezon meritorit për të fituar Topin e Artë pikërisht Vinicius Jr.
“Kjo fushatë që ai Vincius kreu gjatë kësaj periudhe është ajo që do ta shkurtojë atë rrugë drejt Topit të Artë”, tha Dorival.
“Nga të gjithë lojtarët e përfshirë në dy kompeticionet Euro dhe Copa America, askush nuk kishte një vit me bilanc më të madh se Vini Jr. Mendoj se këto zgjedhje po ndodhin tashmë, nëse nuk ka ndodhur tashmë”.
“Mendoj se kjo vështirë se mund të ndryshohet nga një konkurs i vetëm, edhe nëse është konkursi që mbyll vitin dhe që ka një rëndësi të madhe në kontekst”.
“Për gjithçka që Vinicius ka arritur tashmë gjatë kësaj periudhe, do të ishte një surprizë e madhe nëse fitimi i Topit të Artë nuk do të ndodhte”, tha trajneri i Brazilit.
23-vjeçari nga shumë media botërore, është duke u konsideruar si favoriti i vetëm për të fituar Topin e Artë këtë vit. /Arbresh.info
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë