Presidenti Jose Castro u pyet në lidhje me humbjen të papritur me rezultat 2-1 kundër skuadrës së Armando Sadikut dhe Enis Bardhit.
Situata pas humbjes së fundit kundër Levantes kërkon një ndryshim të drejtimit dhe sytë janë tashmë të fokusuar tek trajneri.
“E vetmja gjë që dimë tani është se ne kemi humbur përsëri, kriza, Montella, nuk mund të them asgjë. Nuk mund të them asgjë më shumë”, tha Castro.
Andaluzianët kanë nevojë për një ndryshim dhe në orët e ardhshme mund të konfirmohet largimi i italianit, shkruan telegrafi.
E gjithë skuadra kishte udhëtuar me Bordin e Drejtorëve, duke i dhënë rëndësi të veçantë takimit të ligës.
Pas mbërritjes në aeroportin e San Pablos, disa tifozë kanë qortuar lojtarët, trajnerin dhe presidentin.
Montella, përveç befasisë, do të largohet në orët e ardhshme për të qenë trajner i Sevillës. /Telegrafi/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje