Villarreali poston përgjigjen perfekte pas eliminimit të Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve, tallet me kritikët

11:56 | 13 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Villarreali bëri një tallje me çdo fjalë që e ka cilësuar La Ligën si “Ligë e Fermerëve”, pasi ata eliminuan Bayern Munichun nga Liga e Kampionëve.

E gjithë biseda këtë javë ka qenë se si Liga Premier është liga më e mirë në botë, veçanërisht me Manchester Cityn dhe Liverpoolin që konsiderohen dy skuadrat më të mira në botë aktualisht.

Këto dy skuadra luajtën një barazim të shkëlqyer 2-2 të dielën pasdite, por reputacioni i ligës pësoi një goditje të lehtë të martën, pasi Chelsea u eliminua nga Real Madridi.

Megjithatë, Blutë nuk ishin skuadra e vetme e eliminuar nga një ekip nga La Liga, pasi Villarreali shkaktoi një tronditje të madhe në eliminimin e liderëve të Bundesligës, Bayernit.

Vitet e fundit, niveli më i lartë i Spanjës ka marrë rënie në reputacion, veçanërisht me largimin e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, dhe është quajtur si ‘Liga e Fermerëve’.

Por, këtë këtë është përkujdesur faqja zyrtare e Villarrealit, duke bërë një postim perfekt.

Ekipi i mediave sociale të Villarrealit u shpejtua për ta vënë në dukje këtë, pasi ata dhe Reali kaluan të dy në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Mirë së vini në UEFA Ligën e Fermerëve”, ka shkruar Villarreali në faqen zyrtare.

Ndryshe, Unai Emery nuk është i panjohur për fitoret e tij në Evropë, pasi ka fituar Ligën e Evropës në katër raste dhe ka shkuar në finale një herë me Arsenalin, ku humbi nga Chelsea.

Arsyeja e vetme që skuadra e tij është në Ligën e Kampionëve këtë sezon është fitorja e tyre në finalen e Ligës së Evropës majin e kaluar ndaj Manchester Unitedit me penallti.

Ndryshe, Villarreali kaloi grupin së bashku me Unitedin, ndërsa në fazën e 1/8-tës mposhti Juventusin, para se ta eliminonte së fundmi Bayernin.

Ata kanë të ngjarë të përballen me Liverpoolin në gjysmëfinale dhe vërtet të testojnë se sa është në të vërtetë La Liga, Ligë e Fermerëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme