Google ADS

Villarreal – skuadra me më së shumti gola në Spanjë për vitin 2021

12:14 | 26 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Skuadra spanjolle, Villarreal do ta mbyllë vitin si ekipi më i mirë i Spanjës për vitin 2021.

“Nëndetësja e Verdhë” shënoi 114 gola, përpara Barcelonës (107) dhe Real Madrid (104).

2021 do të jetë një vit historic për Villarreal, pasi ngriti trofeun e parë. Skuadra e Unai Emery shijoi lavdinë në Fdansk pasi mposhti Manchester United pas penalltive në finale e “UEFA Europa League”.

Shkathtësia e golave të Gerard Moreno spikati në vitin 2021. Sulmuesi katalanas ka shënuar 32 gola këtë vit – 31 për Villarreal dhe një për Spanjën./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme