Villarreal në xhiron 31 të La Ligës spanjolle në futboll shënoi fitore si vendës kundër Athletic Bilbao me rezultat 3:1.
Vendësit erdhën në epërsi qysh në minutën 17 përmes Ruiz. Tre minuta më vonë Athletic barazoi përmes Laporte, i cili shënoi pas ekzekutimit të kornerit.
Costa në minutën 32 pati rast të mirë për shënim, por ishte portieri mysafir që nuk lejoi befasi. I njëjti lojtar në minutën 40 goditi mbi portë. Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Aduriz qëlloi shtyllën e Villarreal.
Në pjesën e dytë skuadra vendëse filloi të sulmojë furishëm dhe kjo iu shpagua në minutën 47 kur Bakambu tundi rrjetën e portës kundërshtare.
Në minutën 58 vendësit ngritën epërsinë në 3:1, pasi Adrian shënoi gol. Më herët gjatë këtij aksioni Ruiz goditi me kokë pas gjuajtjes së lirë, ndërsa topi erdhi deri te Adrian që shënoi pa problem.
Luhej minuta 67 kur Aduriz goditi nga zona e rreptësisë, por topi qëlloi shtyllën, për herë të dytë në ndeshjen e sontme.
Villarreal nga minuta 74 mbeti pa Ruiz, i cili mori karton të kuq për shkak të ndërhyrjes së palejuar.
Mysafirët nuk shfrytëzuan epërsinë në fushë prej një lojtari, derisa Muniain lëshoi rastin e fundit në minutën 89 dhe Villarreal arriti fitore me rezultat 3:1. Villarreal renditet i pesti në tabelë me 54 pikë, derisa Athletic ka 50 pikë në pozitën e gjashtë
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...