Google ADS

Villarreal dhe Juventus ndahen baras në aktin e parë

23:01 | 22 Shkurt 2022
L G

Villarreal dhe Juventus kanë barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse mysafir Zonja e Vjetër e nisi vrullshëm takimin, duke shënuar që në start.

Një asistim i bukur i Danilos për Dusan Vlahovic, bëri që sulmuesi të shënojë që në minutën e parë.

Villarreali tentoi të kthehej në lojë duke rrezikuar në minutën 13’ dhe 17’, por gjuajtjet e Giovani lo Celsos dhe Arnaut Danjumas nuk arritën cakun.

Në fund të pjesës së parë Juventusi kishte një rast të mirë me Weston McKennien, por që as amerikani nuk ia arriti të shënojë.

Pjesën e dytë Juventusi e nisi më mirë, duke rrezikuar me një aksion nga dysahja McKennie dhe Morata, por gjuajtja e këtij të fundit u bllokua.

Villarreal u kthye të rrezikojë në minutën e 57-të, kur Alberto Moreno u ndal nga portieri i Juventusit.

‘Nëndetësja e Verdhë’ arriti të barazojë rezultatin në minutën e 66-të të takimit, kur Dani Parejo u gjend mirë në zonë për të shënuar për 1-1.

‘Zonja e Vjetër’ ka mundur ta kthejë epërsinë në minutën e 85-të, por gjuajtja e Vlahovic u ndal nga portieri Rulli.

Ndeshja u mbyll baras dhe me këtë rezultat gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen kthyese.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme