Villarreali dhe Barcelona janë ndarë baras në ndeshjen dramatike mbrëmjen e sotme (e martë).
Gjiganti katalunas arriti të sigurojë barazim në takimin në kuadër të xhiros së 33-të në La Liga kundër skuadrës nën udhëheqjen e trajnerit Javier Calleja, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi qendror Luis Suarez, i cili realizoi golin e fundit dhe atë që i siguroi barazimin skuadrës së Valverdes, është lojtari me notën më të lartë të këtij takimi vërtetë dramatik.
Reprezentuesi i Uruguaianit është vlerësuar me notën 8.8 pas golit të shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes.
Me notë të lartë janë vlerësuar edhe lojtarët e skuadrës nikoqire si Santi Cazora (8.0) me një asistim dhe Chukwueze (8.2) me një asistim dhe një gol.
Lojtari me notën më të dobët është mbrojtësi Alvaro Gonzalez (5.1) i Villarrealit./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...