Real Madridi nuk e ka nisur sipas planeve vitin 2019.
‘Los Blancos’ kanë ndarë pikët në ndeshjen e tyre të parë gjatë këtij viti duke barazuar me rezultat 2 me 2 kundër Villarrealit në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 17-të në La Liga, shkruan portali arbresh.info.
Mesfushori Santi Cazorla, i cili realizoi dy golat për skuadrën nikoqire, është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. Ish ylli i Arsenalit është vlerësuar me notën 8.6.
Me notë të lartë te skuadra e Luis Garcias është vlerësuar edhe Fornals (7.5) dhe Chukwueze (7.6) që kontribuuan me asistime.
Te kampioni evropian me notë të lartë janë vlerësuar yjet si Raphael Varane (7.7), Karim Benzema (7.4), Casemiro (7.1), Lucas Vazquez (7.0) dhe Toni Kroos (7.0).
Lojtari me notën më të dobët është fituesi i Topit të Artë, Luka Modric (6.1)./arbresh.info/
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi
Parashikimi i motit në Shqipëri
Man United i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për tre loj...
Ganimete Musliu sot mban konferencë, s’tregon arsyen