Barcelona ka humbur me rezultat 5-3 ndaj Villarrealit në kuadër të javës së 22-të në elitën e futbollit spanjoll.
Mysafirët morën avantazhin në këtë takim kur Gerard Moreno (41’) shënoi për 1-0, pas asistimit nga Alexander Sorloth.
Villarreali nuk u ndal as në pjesën e dytë, duke arritur të dyfishojë epërsinë përmes Illias Akhomach (54’) i cili shfrytëzoi gabimin fatal të Joao Cancelos për të realizuar për 2-0.
Megjithatë, blaugranasit e treguan forcën e tyre dhe arritën që të rikthejnë gjithçka në favorin e tyre, duke përmbysur rezultatin në të mirë të tyre.
Fillimisht ishte Ilkay Gundogan (60’) i cili realizoi për 2-1 pas asistimit të Robert Lewandowskit, para se tetë minuta më vonë, më saktësisht në minutën e 68-të, Pedri të shënojë për të barazuar shifrat në 2-2.
Barcelona golin e përmbysjes e gjeti me anë të Eric Bailly (71’) i cili shënoi autogol me kokë pas një rivënie këndore, për t’i dhënë tashmë epërsinë vendasve me rezultat 3-2.
Villarreali përmes një kundërsulmi të shpejtë arriti që të shënojë golin e barazimit, dhe këtë e bënë me anë të Goncalo Guedes (84’) i cili realizoi një gol të bukur për 3-3.
Barcelona në minutat shtesë fitoi një penallti pas një prekje të dyshimtë me dorë, mirëpo gjyqtari pas rishikimit në VAR, vendosi që ta anulojë vendimin e tij.
Krejt në fund të ndeshjes Villarreali befasoi të gjithë duke shënuar dy gola në minutat shtesë për të marrë fitoren.
Fillimisht Alexander Sorloth (99’) shënoi për t’i dhënë avantazhin prej 4-3 Villarrealit, ndërsa vetëm pak minuta më vonë Jose Luis Morales (101’) shënoi për t’i dhënë goditjen përfundimtare Barcelonës prej 5-3.
Pas kësaj humbje Barcelona renditet në pozitën e tretë me 44 pikë, dhjetë më pak se lideri Real Madrid dhe shtatë më pak se vendi i dytë Girona./Telegrafi/
Vikendi me diell, temperaturat shkojnë deri në 22 gradë Cels...
Bjellorusia e ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufi...
Gjermania kërkon kontrolle shtesë për emigrantët
Problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga artriti, ja d...
Mbi 29 000 emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit
Hakerat kinezë synuan të marrin të dhëna nga telefonat e Don...