Viktor Kuka huazohet nga Drita te Ferizaj

20:23 | 22 Janar 2019
Arbresh Info

Ferizaj ka filluar të riorganizohet, pas një dimri në gjumë të thellë, ku edhe lojtarët kërcënuan edhe me largim.

Mustafë Grainca është zgjedhur kryetar i klubit dhe transferimet kanë filluar menjëherë.

I pari i ardhur zyrtarisht është Viktor Kuka si huazim nga Drita.

“Ju njoftojmë që para pak çastesh është arritur marrëveshja në mes të dy klubeve dhe lojtarit që për gjashtë muajt e ardhshëm Viki ti mbrojë ngjyrat e ekipit të KF Ferizaj”.

“Viki në këtë sezon pati pak hapësirë për lojë, dhe kjo lëvizje është vlerësuar si e nevojshme për dy palët, e sidomos për lojtarin që të ketë më shumë minutazhë loje! FC DRITA i dëshiron suksese Vikit në aventurën e re!”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.

Ferizaj flitet se ka arritur marrëveshje edhe me Egzon Shabanin, i cili ishte liruar nga Ballkani.

Ferizajasit e kanë mbyllur stinorin vjeshtor me 15 pikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme