Para fillimit të ndeshjes ndërmjet Australisë dhe Arabisë Saudite në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, dy skuadrat ishte planifikuar të mbanin një minutë heshtje në rrethin qendror për viktimat e fundit të sulmit terrorist në Londër.
Sulmi, që ndodhi më 3 qershor në Urën e Londrës dhe në zonën ‘Borough Market’, u mori jetën tetë njerëzve, përfshirë dy australianëve, transmeton portali arbresh.info.
Derisa skuadra australiane po vendosej në mënyrë normale kundërshtari i tyre refuzoi këtë dhe filloi të përgatitej për formacionin e tyre.
Përveç kësaj, anëtarët e bordit të skuadër në bankinë thuhet gjithashtu se kanë qëndruar të ulur gjatë kësaj kohe.
Duke marrë parasysh raportet ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Australisë, tifozët vendas në Adelaide Oval kishin mbetur të tronditur nga ky incident.
Australia fitoi me rezultat 3 me 2 dhe Tom Rogic i Celticut ishte vendimtar duke shënuar golin e fitores./arbresh.info
https://www.youtube.com/watch?v=3KDCSvVxR_E
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...