Xhiro 19 e Bundesligës starton me transmetimin e ndeshjes Sttugart – Mainz e cila zhvillohet të Premten me fillim nga ora 20:30 në Art Sport 1. Stuttgart si nikoqir i Mainzit është në kërkim të fitores së parë në shtëpi. Në tetë ndeshjet e deritashme në Mercedes Benz Arena, “Die Schëaben” kanë 5 barazime dhe 3 humbje, pa asnjë fitore.
20:30 STUTTGART – MAINZ ART SPORT 1
Përderisa Stuttgart është në kërkim të fitores së parë si vendas, një gjë të till e ka arritur skuadra e Mainzit e cila javën e kaluar regjistroi fitoren e parë si nikoqire duke e mposhtur RB Leipzig me rezultat 3-2 aktualisht zë pozitën 17 në tabelë dhe tash është 7 pikë larg zonës së sigurt dhe vendit 15 në të cilin gjendet Arminia Bielefeld.
Nga ana tjetër, Stuttgart ka vetëm një fitore në 7 ndeshjet e fundit dhe kjo ka ndikuar të bien në vendin e dhjetë me 22 pikë.
Stuttgarti në këtë ballafaqim do të hyjë në mungesë të gjashtë lojtarëve: Forster, Aëoudja, Mola, Egloff, Al Ghaddioui dhe Sosa. Kjo do t’i shkaktoj kokëdhimbje të madhe trajnerit Pellegrino Matarazzo që do të kërkojë fitoren e parë pas dy humbjeve rresht.
Tek Mainzi do të mungojnë Kohr, Fernandes, Brosinskin dhe Kunden prandaj, kryetrajneri Bo Svensson nuk do ta ketë aspak lehtë në betejë për tri pikët që e largojnë nga zona e rrezikshme.
Stuttgart, 11-shja e mundshme startuese:
Kobel; Mavropanos, Anton, Kempf; Coulibaly, Endo, Mangala, Ëamangituka; Klimoëicz, Castro; Gonzalez
Mainz 05, 11-shja e mundshme startuese:
Zentner; St Juste, Bell, Niakhate; Da Costa, Oztunali, Latza, Mëene; Stoger; Quaison, Onisiëo
Pas fitores befasuese ndaj Leipziegut javën e kaluar, a do ta bëjë Mainzi edhe një tjetër surprizë këtë javë në Stuttgart, mbetet të shihet të Premtën mbrëma me fillim nga ora 20:30, ekskluzivisht në Art Sport 1.
E Shtunë 30.01.2021
E Shtuna sportive në Artmotion sjell tri ndeshje fantastike të 5 top skuadrave të Bundesligës.
Bayerni dhe Dortmundit, ndeshjet e tyre do t’i zhvillojnë nga ora 15:30 kurse dueli i ditës zhvillohet në Red Bull Arena nga ora 18:30 kur Leipzieg pret Leverkusenin
15:30 BAYERN – HOFFENHEIM ART SPORT 1
Kampioni në fuqi Bayerni do të kërkoj konsolidimin në vendin e parë dhe revanshin ndaj Hoffenheimit, skuadër kjo e cila në vjeshtë e kishte mposhtur me rezultat të thellë, 4-1.
Bavarezët do t’i kërkojnë tri pikë të plota për ta mbajtur distancën prej 7 pikëve ndaj ndjekësit Leipzigut. Nga ana tjetër, Hoffenheimi i cili dy ndeshjet e fundit kundër Kolnit dhe Herthas i ka fituar me rezultate identike prej 3-0, shkon me shumë vetëbesim në Allianz Arena.
Bayern Munchen, 11-shja e mundshme startuese:
Neuer; Sule, Boateng, Alaba, Davies; Kimmich, Goretzka; Gnabry, Muller, Coman; Leëandoëski
Hoffenheim, 11-shja e mundshme startuese:
Baumann; Kasim, Vogt, Posch; Gacinovic, Samassekou, Rudy, John; Baumgartner; Bebou, Kramaric
15:30 DORTMUND – AUGSBURG ART SPORT 2
Ndeshja tjetër të cilën mund ta ndiqni nga ora 15:30 është Dortmund – Augsburg (Art Sport 2).
Pas humbjes nga Monchengladbach me rezultat të thellë 4-2, Dortmundi në këtë duel ka motiv të dyfishtë. Milionerët jo vetëm se do të kërkojnë këndellje nga disfata e javës së shkuar por edhe revanshin direkt ndaj Augsburgut i cili kishte fituar në ndeshjen e parë, në vjeshtë, me rezultat 2-0.
Dortmund: 11-shja e mundshme startuese:
Bürki, Morey, Akanji, Hummels, Guerreiro, Can, Delaney, Sancho, Reus (c), Reyna, Haaland
Augsburg: 11-shja e mundshme startuese:
Gikieëicz , Oxford, Gouëleeuë (c), Uduokhai, Caligiuri, Strobl, Gruezo, Iago – Hahn, Niederlechner, Richter
18:30 LEIPZIEG – LEVERKUSEN ART SPORT 1
Trilogjinë e Bundesligës në Artmotion, të shtunën do ta përmbyllim me kryendeshjen e xhiros 19 .
Direkt nga Red Bull Arena e Leipziegut, me fillim nga ora 18:30 në Art Sport 1 transmetojmë duelin e skuadrës numër dy dhe tre në tabelë, RB Leipzieg – Bayer Leverkusen
Ndjekësi i liderit Bayern, RB Leipzig do t’i bëjë konak të tretit në renditje, Leverkusenit i cili me fitore eventuale do ta kalonte Leipzigun dhe do të ngrihej në vendin e dytë.
Të dyja skuadrat në këtë ndeshje hyjnë pas humbjeve befasuese javën e kaluar.
Leipzigu pësoi në udhëtim tek Mainzi ( 3:2) ndërsa Leverkusen në shtëpi të vet u befasua nga Ëolfsburgu, me rezultat minimal 0-1.
Aktualisht, Leipzig në vendin e dytë ka 35 pikë kurse Leverkuseni në të tretin ka tri më pak.
Ndeshja e parë mes dy skuadrave kishte përfunduar baras (1-1).
RB Leipzig, 11-shja e mundshme startuese:
Gulasci; Orban, Upamecano, Halstenberg; Mukiele, Haidara, Sabitzer, Angelino; Olmo, Forsberg; Sorloth
Bayer Leverkusen, 11-shja e mundshme startuese:
Hradecky; Dragovic, Tah, Tapsoba, Sinkgraven; Ëirtz, Aranguiz, Amiri; Diaby, Alario, Bailey
E Diel 31.01.2021
Xhiro 19 e Bundesligës gjermane në futboll do të përmbyllet me dy ndeshje shumë interesante.
Përballja e parë sjell luftën direkte për mbijetese të Kolnit dhe Bielefieldit kurse Ëolfsburg kundër Frieburgut do të kërkoj përforcim në pozitën 4 që siguron daljen në Evropë.
15:30 KOLN – BIELEFIELD ART SPORT 1
Ndeshja e parafundit e këtij raundi, Koln – Arminia Bielefeld, është betejë direkt e dy ekipeve që luftojnë për mbijetesë dhe kërkojnë pikë maksimale për t’u shkëputur nga njëra tjetra pasi dallimi mes tyre është shumë i ngushtë.
Bielefeld në pozitën 15 ka tubuar 17 pikë ndërsa Kolni e përcjell në vendin 16 me vetëm dy pikë më pak. Duelin e parë në vjeshtë e kishte fituar Bielefeld me rezultat minimal 1-0.
Koln, 11-shja e mundshme startuese:
T. Horn, Mere, Bornauë, Czichos, Ehizibue, Skhiri, Meyer, Hector (c), J. Horn,Ëolf, Duda, Dennis
Arminia Bielefeld, 11-shja e mundshme startuese:
Ortega, Brunner, Pieper, Nilsson, Laursen , Kunze, Doan, Hartel, Yabo, Klos (c), Cordova
18:00 WOLFSBURG – FREIBURG ART SPORT 1
Perden e xhiros 19 në Bundesligë do ta mbyll takimin Ëolfsburg-Freiburg i cili transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1 nga ora 18:00.
Është ky ballafaqim ndërmjet dy skuadrave me objektiva diametralisht të kundërta.
Ëolfsburg i cili pozicionohet i katërti, synon ta ruaj këtë pozitë ose të ngjitet më lartë në tabelë për të siguruar daljen në garat evropiane. Ujqit janë duke kaluar formë të mirë së fundmi dhe kundër Freiburgu kërkojnë fitoren e tretë rresht ndërsa mysafirët që gjenden në vendin 9 me 27 pikë, synim kanë të ruajnë në mesin e tabelës dhe të garantojnë sigurinë para se të hyjnë në fazën finale të kampionatit. Ndeshja e parë e zhvilluar më 27 shtator përfundoj baras (1:1).
Wolfsburg, 11-shja e mundshme startuese:
Casteels (c) – Mbabu, Lacroix, Brooks, Otavio – Schlager, Arnold – Baku, Gerhardt, Steffen – Ëeghorst
Freiburg, 11-shja e mundshme startuese:
Müller – Lienhart, Schlotterbeck, Gulde – Schmid, Santamaria, Höfler, Günter (c) – Jeong, Demirovic, Grifo
(artikull i sponsorizuar)
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...