Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, mbrëmë pësoi një lëndim të rëndë gjatë ndeshjes Andorrë-Kosovës, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian, “Euro 2024”.
Rrahmani u detyra të largohej nga fusha me barelë, ndërsa Federata e Futbollit të Kosovës, sot ka bërë të ditur shkallën e lëndimit të sulmuesit, shkruan Arbresh.info.
Skuadra e 23-vjeçarit, FC Rapid, ka reaguar sot, duke i dhënë përkrahje dhe duke i uruar shërim sa më të shpejtë yllit të skuadra së tyre.
“Të gjithë jemi me ty Lewa. Një mbrëmje që duhej të ishte perfekte, me ndeshjen e parë si kombëtare titullar, u kthye në një mbrëmje të trishtë për Albionin”.
“Sulmuesi ynë u largua nga fusha duke pësuar një dëmtim, ashpërsia e të cilit do të përcaktohet nga ekzaminimeve mjekësore që do të bëhen sot” – ka shkruar Rapid.
Pas ekzaminimeve të stafit mjekësor, është rezultuar se ish-lojtari i FC Ballkanit ka pësuar frakturë në kyçin e këmbës së djathtë dhe pritet t’i nënshtrohet operimit, ndërsa sa pritet të mungojë enden uk është bërë e ditur. /Arbresh.info/
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...