Braziliani Neymar reagoi pas dëmtimit të rëndë që pësoi në gjurin e majtë. Sulmuesi këputi ligamentin dhe meniskun, duke mbyllur para kohe sezonin dhe duke qenë në pikëpyetje e ardhmja e tij si lojtar profesionist.
31-vjeçari u dëmtua në ndeshjen ndaj Uruguajit, të cilën 5 herë kampionët e botës e humbën 2-0, teksa nëpërmjet rrjeteve sociale kërkoi mbështetjen e të gjithëve:
“Është moment shumë i keq për mua, madje më i errëti që kam përjetuar. Kam nevojë për dashurinë e të gjithëve ju. Nuk është e thjeshtë që të dëmtohesh dhe të kryesh ndërhyrje.
Jam i gatshëm të jap gjithçka që të rikthehem në fushë. Kam besim në Zot se do të bëhem mirë. Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet inkurajuese“, përfundon postimi i Neymar në rrjetin e tij social “Instagram”.
Braziliani ka qenë i pafat në karrierën e tij, ku shpesh herë dëmtimet e kanë penalizuar sulmuesin, duke e lënë për kohë të gjatë jashtë fushave.
Mbetet për t’u parë e ardhmja e futbollistit, pasi dëmtimet ne gju janë më të vështirat dhe duan një kohë të gjatë rikuperimi.
Neymar i dha fund në verë aventurës 10 vjeçare në futbollin europian, teksa u transferua nga PSG tek arabët e Al-Hilal për 90 mln euro./ss
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...