Interi u befasua nga Sassuolo në “San Siro”, skuadër që i shkaktoi humbjen e parë sezonale në Serie A.
Golat e bukur të Nedim Bajramit dhe Domenico Berardit, sollën përmbysjen 1-2 të skuadrës së Dionisit.
Humbje e dhimbshme e cilësoi Simone Inzaghi. Trajneri i Interit analizoi se çfarë nuk shkoi tek ekipi i tij, që u “shuajt” në pjesën e dytë.
“Janë ndeshje që vendosen nga detaje të vogla. Skuadrës i mungoi kthjelltësia e duhur për të reaguar pas avantazhit të Sassuolos.
Zhvilluam një pjesë të parë të mirë kundër një skuadre me vlera. Por duhet të shënonim më shumë se një gol duke llogaritur rastet e krijuara.
Në të dytën e humbëm forcën tonë, nuk ishim kompaktë. Një humbje që të dhemb. Bëhet shumë e vështirë të rikuperosh kur nuk je më i kthjellët“, theksoi Inzaghi.
Interi ndan kreun e renditjes me Milanin pas javës së gjashtë. 15 pikë për dy skuadrat e Milanos, teksa Juventusi i Allegrit ndjek me dy pikë më pak.
Takimi i radhës për nënkampionët e Europës është në transfertë kundër Salernitanës (30 shtator)./ss
Keni vazhdimisht të ftohtë? Këto janë arsyet e mundshme pse ...
Po rikthehet modeli legjendar Toyota Celica
Liverpooli dyfishon epërsinë ndaj Real Madridit
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...